Integrimi
Mikpritja, ADN-ja e shqiptarëve
Së pari, është buzëqeshja dhe mikpritja e tyre. Në fakt, përpos dekorit, anës estetike të pjatës, shijes së ushqimit, rol të veçantë luan edhe niveli i shërbimit dhe pritja e klientëve
Tri karakterstika sui generis i veçojnë shqiptarët që veprojnë në fushën e gastronomisë në vendet perëndimore.
Së pari, është buzëqeshja dhe mikpritja e tyre. Në fakt, përpos dekorit, anës estetike të pjatës, shijes së ushqimit, rol të veçantë luan edhe niveli i shërbimit dhe pritja e klientëve. Në këtë aspekt, bashkëkombësit tanë që janë pronarë apo përgjegjës të restoranteve në vendet perëndimore, dinë se si ta mirëpresin një mysafir, ngase kjo është në ADN-në e tyre. Nuk është e rrallë të hasësh në ambiente të ngrohta të kafeneve aty ku veprojnë shqiptarët. Ky dimension i josh klientët zviceranë apo të huaj, ngase të ngrënit jashtë shtëpisë me miq dhe me shokë përbën një segment të rëndësishëm të jetës së tyre sociale dhe kujdesi ndaj tyre vetëm sa e shton kënaqësinë e një mbrëmje. Zaten, kjo afërsi mes pronarëve shqiptarë dhe klientëve perëndimorë , ka ndikuar dukshëm në perceptimin pozitiv të shqiptarëve në Zvicër.
Një karakteristikë e dytë për shqiptarët që dominojnë në zanatin e kuzhinës dhe udhëheqjes së restoranteve është fakti se shumica e tyre kanë vepruar me vite në këtë fushë, që nga mosha e hershme. Rrugëtimi deri te suksesi në fushën e restauracionit është i mundimshëm. Janë të shumtë shqiptarët që vendin e parë të tyre të punës e kanë filluar në restorante perëndimore, në fillim si pjatalarës, duke u graduar pastaj në (ndihmës)kuzhinierë apo kamerierë, shefa shërbimi, dhe disa nga ata, viteve të fundit, në pronarë të restoranteve. Veç kësaj, ata shpeshherë punojnë në familje, dhe janë tejet të motivuar që t’ia dalin. Prandaj, edhe sakrificat dhe fleksibiliteti i tyre janë një garancion i suksesit të tyre. Natyrisht, edhe fuqia blerëse e perëndimorëve është faktor motivimi për pronarët në fjalë, të cilëve, investimi dhe mundi iu kthehet me të mira materiale.
Së fundi, pasi që janë të lidhur në kulturën e tyre të prejadhjes me ushqimet tradicionale, shqiptarët shndërrohen në garancë të përjetësimit të kuzhinës historike zvicerane. Shumë restorante tipike perëndimore, dhe madje me famë, sot udhëhiqen nga shqiptarët. Kam hasur disa herë edhe në pizzeria italiane, duke menduar se edhe personeli dhe pronarët janë italianë sepse gjithçka i ngjante magjisë së kuzhinës italiane, sikurse për nga stili, dekori, brendia e menysë, të folurit. Por në realitet, ishim në shtëpi shqiptare dhe me personel shqiptar.
Në këtë kontekst festiv të festave të fundvitit, ky numër i Revistës Albinfo.ch ju sjell një mori portretesh të pronarëve shqiptarë të restoranteve në Zvicër, por edhe në Gjermani. Në faqet në vijim do keni rastin të zbuloni tryeza nga më të ndryshmet, nga ato tradicionale, deri tek ato të kuzhinës moderne.
Bon appétit !
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













