Lajme
Cyrih: Mijëra kundërshtarë të Ligjit Covid demonstruan për herë të fundit para votimit
Lëvizja "Mass-Voll" është organizatorja e demonstratës së fundit të madhe përpara votimit që mbahet javën e ardhshme
Kundërshtarët e ligjit Covid janë mbledhur të shtunën pasdite në një tubim demonstrues në Turbinenplatz të Cyrihut. Një orë para fillimit të marshimit, në shesh tashmë ishin mbledhur më shumë se 2000 njerëz, shkruan srf.ch.
Dhe çdo minutë më shumë njerëz nga të gjitha anët e vendit vinin nga të gjitha anët, transmetoin albinfo.ch. Pas një marshimi lirie, janë paraqitur folës të ndryshëm, duke përfshirë këtu ish- deputetin nacional, Claudio Zanetti dhe satiristin Andreas Thiel.
Sipas fletushkave të prezantuara, protestuesit luftojnë “së bashku kundër certifikatës, diskriminimit dhe mbikëqyrjes masive”. Pjesëmarrësit mbanin postera të vetë-shkruar me tekste si: “Corona nuk është problemi” etj.
Lëvizja “Mass-Voll” është organizatorja e demonstratës së fundit të madhe përpara votimit që mbahet javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Në organizim janë përfshirë edhe shumë umë organizata të tjera, si një asociacion i SME-ve të Lira, E Majta e Lirë, Aleanca e Kantoneve të vjetra dhe Rrjeti i Mësuesve Zviceranë.
Kundër kësaj demonstrate të aprovuar pasditen e së shtunës në anën tjetër të shinave të trenit në Qarkun 4 u formua një kundër-demonstratë e paautorizuar me moton “Së bashku kundër së djathtës” me disa qindra pjesëmarrës.
Në Lozanë, gjithashtu, rreth 1500 njerëz janë mbledhur pasdite për një tubim të miratuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













