Mijëra femra në Gjermani, viktima të martesave të dhunshme
Pothuajse të gjitha janë fëmijë të familjeve imigrante religjioze, nga Turqia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Iraku dhe Afganistani
Një studim i publikuar sot, thotë se më se 3 mijë gra dhe vajza në Gjermani, kryesisht nga familjet myslimane, janë ballafaquar me martesë të detyrueshme, gjatë një viti.
Studimi i parë federal i këtij lloji, ka gjetur se në 3443 raste në vitin 2008, njerëzit që jetonin në Gjermani, ishin detyruar të martoheshin ose kërcënoheshin me martesë të dhunshme, njofton Radio Evropa e Lirë.
Shumica ishin prej 18 e deri në 21 vjeç, ndërsa afro një e treta prej tyre ishte nën moshën 17 vjeçare.
Pothuajse të gjitha ishin femra dhe fëmijë të familjeve imigrante religjioze, ndërsa më së shpeshti ishin nga Turqia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Iraku dhe Afganistani.
“Ata që i detyruan me forcë fëmijët e tyre të martohen me dikë, të cilin ata nuk e donin, kanë bërë akt brutal të dhunës kundër tyre”, tha Ministrja e familjes, Kristina Shrëder, duke e paraqitur studimin, që ishte financuar nga kjo ministri.
Sipas studimit, më tepër se gjysma ishin rrahur ose abuzuar fizikisht, për t’i bindur të martohen, ndërsa më tepër se një e katërta ishte kërcënuar me armë ose u ishte thënë se do të jenë të vrarë nëse nuk vazhdojnë me martesa.
44% e njerëzve, që ishin subjekt i martesave të dhunshme, kanë pasaporta gjermane.
Vitin e kaluar në Gjermani është miratuar legjislacioni kundër martesave të detyruara.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










