Shkurt.ch

Migracioni, problemi që shqetëson më së shumti zviceranët

Problemi i cili kërkon zgjidhjen më emergjente nga ana e politikës është migracioni dhe ai i preokupon 34 për qind të të anketuarve

„Barometri politik”, një sondazh kompleks që realizohet periodikisht e i cili për vitin 2015 është publikuar të martën (dje), flet për preferencat politike të zviceranëve. Përveç mbi përqindjen që pritet të fitojnë partitë në zgjedhjet e reja, në sondazhin e këtij barometri është kërkuar të dihet edhe mbi temat që preokupojnë më shumë zviceranët mesatarë.

Migracioni, të huajt. integrimi ( i të huajve) dhe azili vazhdojnë të mbeten temat më preokupuese, na bën me dije barometri i realizuar nga Instituti për Studimin e Opinionit publik gfs Bern.

Problemi i cili kërkon zgjidhjen më emergjente nga ana e politikës është migracioni dhe ai i preokupon 34 për qind të të anketuarve. Shumë mbrapa tij, me 10 për qind mbetet politika evropiane e Zvicrës. Ajo lidhet me krizën e euros dhe nevojën e veprimit lidhur e marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me shtetet e veçanta të BE-së

Vendin e tretë në listën e  shqetësimeve të zviceranëve mesatarë e ndajnë disa tema si: ambienti, kompleksi i temave si siguria sociale, mosha  për pensionim, varfëria e re dhe papunësia. Të gjitha këto kanë nga 5 për qind të të anketuarve.