Shqipëria
Meta nuk dekreton ministrin e brendshëm, Rama kërkon të mos komentohet
Vendimi për mos ta dekretuar ka ardhur vetëm pesë orë përpara përfundimit të afatit të presidentit, shkruan albinfo.ch.

Si një rast i panjohur në këtë qeveri, presidenti i shtetit shqiptar Ilir Meta ka refuzuar kërkesën për të dekretuar si ministër të brendshëm Sandër Lleshin. Zyra e presidencës nuk ka dhënë detaje, por ka shkruar mesazh të shkurtër: “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.
Vendimi ka ardhur vetëm pesë orë përpara përfundimit të afatit të presidentit.
Edhe pse për shkarkimin e Fatmir Xhafës, Ilir Meta nuk mori shumë kohë, për refuzimin e Sandër Lleshit ai respektoi afatin 7-ditor të përcaktuar nga Kushtetuta. Neni 98 i Kushtetutës, pika 1, thekson se ministri emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i shtetit me propozim nga kryeministri brenda 7 ditëve, duke mos i lënë hapësirë për refuzim, por Ilir Meta vendosi që të mos firmosë propozimin e kryeministri Edi Rama, por nuk dha asnjë arsye për vendimin e tij negativ.
Por, çfarë ndodh pas këtij vendimi ende nuk është e qartë. Në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të shprehej, situata komplikohet. Ndërkohë, zgjidhja e parë është që Ministria e Brendshme të vijojë të drejtohet nga zëvendësministrat.
Në anën tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama, u ka kërkuar me një mesazh telefonik të gjithë deputetëve socialist që të “mos komentojnë” vendimin e presidencës.
Kjo pritet të shkaktojë një tensionim të marrëdhënies mes Presidentit dhe Qeverisë.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor