Kosova
Ilir Meta reagon për helmimin e qytetarëve në Deçan
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se po e përcjell me shqetësim situatën emergjente që është krijuar në komunën e Deçanit, pas helmimit të qindra qytetarëve.
Meta, përmes një postimi në Facebook, u ka uruar shërim të shpejtë të helmuarve dhe nxit qeverinë shqiptare t’i gjendet pranë me mundësitë që ka Republikës së Kosovës.
“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit. Qytetarëve të helmuar u uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë. Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, ka shkruar Meta.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës? Ashtu si shumë vende të tjera, Dita austriake e Nënës festohet të dielën e dytë të...
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE