Shqipëria
Sherr dhe grushte në zyrat e FRD-së, Meta përplaset me Policinë Bashkiake
Presidenti Ilir Meta është përplasur me efektivë të policisë në ambientet e Partisë Fryma e re Demokratike. Kreu i shtetit tha se ishte telefonuar nga drejtuesi i kësaj partie Sali Shehu, ndërkohë që policia kishte shkuar në zyrat e FRD-së me një vendim të Bashkisë së Tiranës.
Në shkresën e dërguar 10 ditë më parë e që mban datën 3 mars, kreut të FRD-së Sali Shehu i kërkohet që të lirojë ambientet brenda 10 ditëve, për shkak të nevojës që ka për rikonstruksion godina nga amortizimi. Sipas bashkisë së Tiranës këto ambiente do t’i kalojnë për zyra stafit dhe njësisë administrative.
Por drejtues të FRD-së dhe presidenti Ilir Meta nuk e lejuar policinë të bënte detyrën, duke shkaktuar tension e përplasje.
“Dilni përjashta ose do ju çoj në burg me duart e mia”.
Pas përplasjes kreu i shtetit ashpërsoi më shumë tonet duke e cilësuar veprimin e policisë përpjekje për grusht shteti.
“E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese.”
Gjuhën e ashpërsoi jo vetëm me kryebashkiakun Veliaj por edhe vetë opozitën.
“I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar”.
Por Bashkia e Tiranës reagoi duke sqaruar arsyen se përse e kishte marrë këtë vendim. Sipas saj ligji “Për partitë politike”, neni 22, pika b, thotë se “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi.”
FRD-ja nuk plotëson asnjë prej parashikimeve ligjore të mësipërme dhe për këto arsye ajo nuk mund të mbajë në mënyrë të kundërligjshme ambientet në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Fryma e re Demokratike është njoftuar njësoj si të gjitha partitë e tjera, të cilat nuk kanë përfaqësi në Parlament për të liruar mjediset publike në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Kjo ka ndodhur me herët me parti si PDS e Paskal Milos apo parti të tjera, që nuk plotësojnë kushtin e ligjit për partitë politike.
Nga ana tjetër, kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar tek zyrat e FRD pas përplasjes së sotme ku Policia Bashkiake kërkonte të lironte zyrat, raporton gazetari Osman Stafa.
Në përplasje u përfshi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili pasi u njoftua shkoi tek zyrat dhe u kërkoi Policisë Bashkiake të dalin jashtë.
Po ashtu edhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se presidentit Meta iu rrezikua sot jeta teksa u përball me policët e Bashkisë së Tiranës dhe njerëz të veshur civilë, që kishin zaptuar zyrat e FRD-së.
Shehi shprehet se skena të tilla në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












