Koronavirusi: çast pas çasti
Mësohet kur BE-ja do të hapë kufijtë e jashtëm
Shtetet evropiane kanë filluar të hapin kufijtë pas lehtësimit të masave ndaj koronavirusit
Bashkimi Evropian do të rihapë kufijtë e jashtëm duke filluar nga 1 korriku.
Kështu është shprehur Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.
Johansson theksoi kështu pas një takimi virtual me ministrat e brendshëm të unionit se, shumica e qeverive të BE-së do të heqin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor.
Megjithatë, ajo shtoi se, procesi mund të zgjasë rreth një muaj dhe të përfundojë deri më 1 korrik në disa vende, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të konsiderojmë heqjen graduale të kufizimeve në udhëtimet jo thelbësore në BE në fillim të korrikut”.
Komisionerja shtoi se ndërsa çështja e kufijve të brendshëm evropian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm paraqitet më e ndërlikuar.
Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijve të jashtëm.
Në maj, Komisioni Evropian lëshoi udhëzimet për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve brenda BE-së dhe rekomandoi 15 qershorin si datën e rihapjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












