Kosova
Kthehet vajza që u gjet në bagazhin e makinës në kufi me Serbinë
Katër ditë më parë u raportua për rastin e saj, ndërsa deri sot ajo po qëndronte në njërën nga Qendrat për Punë Sociale në Serbi
Vajza 9-vjeçare nga Podujeva, e cila u gjet nga policia kufitare serbe në Merdar, sot u është kthyer gjyshërve të saj, të cilët do të përkujdesen për të.
Lajmin e kanë konfirmuar për Periskopin nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.
“E mitura është riatdhesuar në Kosovë. Krejt në rregull, në përkujdesje dhe kujdestari të gjyshërve”, thanë nga kjo zyrë.
Katër ditë më parë u raportua për rastin e saj, ndërsa deri sot ajo po qëndronte në njërën nga Qendrat për Punë Sociale në Serbi.
Daja i saj kishte tentuar ta nxirrte nga Kosova në Serbi përmes pikës kufitare në Merdar, në një formë të tmerrshme.
Mbesën e tij (vajzën e motrës) e kishte futur në bagazh, saktësisht në vendin e destinuar për gomën rezervë të veturës, ku edhe u gjet nga policia serbe.
Mediet serbe raportuan se vetura në të cilën po fshihej vajza ishte me targa të Gjermanisë, ndërsa po drejtohet nga një burrë 42 vjeç, shkruan Periskopi.
Gjatë inspektimit të rregullt, ata thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar, por oficerët doganorë gjetën një vajzë nëntëvjeçare shqiptare të fshehur te vendi për gomën rezervë. Më pas policia gjeti në veturë dokumentet e vajzës, e cila është nga Podujeva.
Shoferi i veturës u ka thënë autoriteteve serbe se fëmija ishte i motrës së tij, e cila jeton në Gjermani, dhe ajo derisa po luante aksidentalisht ishte fshehur në bagazh.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të cilët më nuk ka ndonjë informacion.
9-vjeçarja ishte nisur në Gjermani për t’u bashkuar me nënën e saj. Vajza kishte katër vjet që po tentonte të siguronte dokumentet, por të gjitha tentimet kishin dështuar, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










