Lajme
Merkel refuzon të vaksinohet, u lë radhë kategorive të tjera
Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke u lënë radhë më të moshuarve apo kategorive të tjera të riskuara që të vaksinohen.
“Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt dhe është aprovuar”, tha Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”, përcjell The Times.
Merkel tha se mund të përdoret vaksina e Pfizer/Biontech për të reklamuar vaksinimin, por ajo u shpreh se dozat duhet t’u jepen kryesisht të moshuarve dhe personave më të rrezikuar nga koronavirusi.
“Unë mendoj se është e drejtë, përveç kategorisë më të rrezikuar dhe të moshuarve, që së pari të ftohen grupet e popullsisë që nuk mund të mbajnë distancën e tyre në punë. Ne mund të ulemi në një distancë të madhe nga njëri-tjetri gjatë intervistës. Një mësuese e kopshtit, një mësuese e shkollës fillore, nuk mund ta bëjë këtë. Këta janë njerëzit që duhet të marrin radhën përpara dikujt si unë”, tha Merkel.
Ndonëse në vendet e tjera, krerët e qeverive vaksinohen për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi, kancelarja gjermane u shpreh:
“Unë nuk dua infektohem me coronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi kanë e përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












