Integrimi
Merita Pinta dorëhiqet nga pozita e kryetares së Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicër
“Megjithëse isha e kënaqur të punoj për RRBSHZ, angazhimet e shumta në biznesin tim kërkojnë që të liroj pozitën dhe të përqendrohem në punën time"
Ndërmarësja e njohur, Merita Pinta, është tërhequr nga detyra për shkak të, siç ka thënë ajo, të zgjerimit të biznesit të saj në Zvicër. Pronarja e firmës së njohur “ Prima Pflege», Merita Pinta, ka udhëhequr për një vit këtë asociacion ekonomik në diasporë.
Lajmin e ka bërë publik Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër përmes një njoftimi për media.
“Megjithëse unë isha e kënaqur të punoj me ju dhe të punoj për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, angazhimet e shumta në biznesin tim kërkojnë që të liroj pozitën dhe të përqendrohem në punën time”, thuhet në letrën e dorëheqjes nga ndërmarrësja Pinta.
“Pavarësisht se duhet të largohesha, vlerësoj thellësisht mundësitë që më keni dhënë gjatë kohës sime si kryetare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Unë jam shumë mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj përgjatë kësaj rruge një vjeçare”, thotë Pinta.
Gjatë kësaj periudhe nën udhëheqjen e Merita Pintes dhe Kryesisë së Rrjetit janë krijuar raporte të mira dhe partneritet me autoritetet në Kosovë dhe Zvicër.
Rrjeti kishte zgjeruar anëtarësinë duke lobuar te bizneset e tjera. Tashmë janë ngritur urat lidhëse të komunikimit dhe bashkëpunimit mes bizneseve në Zvicër.
Ndërsa Fehmi Fetahi, presidenti i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, ka lavdëruar punën njëvjeçare të zonjës Merita Pinta dhe ka vlerësuar se roli i saj gjatë kësaj kohe ka qenë i rëndësishëm për fuqizimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Edhe anëtarët e kryesisë kanë falënderuar zonjën Merita Pinta për punën dhe angazhimin e deritanishëm në krye të Rrjetit të Afaristëve Shqiptarë në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












