Lajme
Mërgimtarit të Zvicrës, NLB Banka ia “vodhi” 300 mijë €
Rrahim Kolgeci, pensionist invalidor që jeton në Zvicër, kishte deponuar 300 mijë euro në bankën NLB me afat një vjeçar me interes 10 për qind. Nga viti 2010 paratë nuk i janë kthyer
Një bashkatdhetarë që jeton në Zvicër, Rrahim Kolgeci i kishte deponuar në NLB Bankën (Nova Lublanska Banka) në Suharekë, 300 mijë euro, dhe ka më shumë se gjashtë vjet që ai po shëtitet poshtë e përpjetë dhe nuk po arrin t’i merr paratë e tij. Kolgeci paratë i kishte afatizuar dhe ato m pas ishin “avulluar” nga disa punëtor të bankës.
Gazeta fjala në Prishtinë, kishte biseduar me bashkatdhetarin që tashmë kishte dalë në pension.
Kolgeci sapo ishte kthyer i dëshpëruar nga Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai për 6 vjet me radhë po kërkon t’ia kthejnë 300 mijë euro, të cilat iu vodhën në bankën “NLB” që menaxhohet nga vëllai i kryeprokurorit, Albert Lumezi.
“Nuk më pranoj as në takim”, thotë Kolgeci që bashkë me 20 klientë tjerë ka humbur çdo qindarkë të kursimeve jetësore nga Zvicra në këtë bankë në Kosovë.
I ka mbetur vetëm kontrata e nënshkruar nga Lumezi, ku figuron se në vitin 2010 kishte afatizuar për një vit në degën e NLB-së në Suharekë shumën prej 300 mijë eurove me interes 10 për qind.
Kolgeci është pensionist invalidor dhe jeton me familje në Zvicër, por ishte bindur t`i depononte të gjitha mjetet në këtë bankë para se t’ia vidhte menaxheri i bankës.
“Të gjitha kursimet të cilat i kam bërë në Zvicër unë me familjen time gjatë vitit 2008 i kam depozituar në NLB bankë, filiali në Suharekë për një afat një vjeçar me interes vjetor 8 për qind. Këto para i kam dorëzuar në kesh drejtorit të NLB-së Burim Ademaj në zyrën e tij”, rrëfen Kolgeci.
Një vit më vonë të njëjtit lidhin edhe një kontratë të re afatizimi. Kësaj radhe në vlerë 200 mijë euro, për afat 1 vjeçar por me interes 1 për qind më të lartë.
Drejtori i degës, i cili tani po gjykohet si i dyshuar kryesor për vjedhje të parave të klientëve bashkë me disa zyrtarë tjerë të Bankës NLB, e kishte bindur Kolgecin që vitin pasues ta rris edhe më tej vlerën e depozitave të afatizuara.
“Në vitin 2010 unë më konkretisht me datë 06.07, fillimisht kam biseduar me Burimin në zyrën e tij dhe i kam thënë që do t`i deponoj edhe 100 mijë euro tjera të cilat i kam në Pro Credit bank në mënyrë që në total të lidhi kontratë të re në NLB në shumën prej 300 mijë euro në afat prej një viti me interes vjetor prej 10 për qind ashtu si më thoshte Burimi”, tregon Kolgeci.
Por, ende pa ardhur koha që të tërheq mjetet bashkë me interesin e fituar, Kolgeci derisa ishte për shërim në spitalin e Argau të Zvicrës thirret të kthehet urgjent në Kosovë.
“Për keqpërdorimet e parave që janë bërë në NLB Bankë në Suharekë nga Burim Ademaj dhe disa persona tjerë të kësaj banke kam marrë vesh nga djali i vëllait tim Zogë Kolgeci…. Më ka thënë baca Rrah ka ardh një punëtor i bankës po të kërkon ty dhe mundësisht duhet me ardhë në Kosovë”.
Të nesërmen ai vjen në Kosovë dhe pa shkuar në shtëpi drejtohet për t`i kërkuar paratë.
“Aty punëtorët e bankës më kanë njoftuar për ngjarjen se si ishin keqpërdor paratë e mia dhe disa klientëve tjerë nga Burim Ademaj dhe disa punëtorë tjerë të kësaj banke”.
Që nga atëherë, Kolgeci endet derë më derë duke kërkuar paratë e tij.
Banka, e cila ka për obligim të kompensojë klientët e dëmtuar, tash e gjashtë vjet nuk ia ka kthyer mjetet e humbura këtij depozituesi.
“Më kanë thënë që duhet të përfundoi gjykimi e pastaj të vendoset për paratë e mia. Por mua nuk më intereson çfarë ndodhë me ata. Unë i kam deponuar paratë në bankë dhe ajo duhet të më kompensoj”, thotë Kolgeci, i cili ka mbetur i vetmi pa u kompensuar nga të gjithë klientët e tjerë të vjedhur nga kjo bankë.
Besnik Kada, zyrtar për informim në Bankën Qendrore të Kosovës, ka konfirmuar këtë për Gazetën Fjala duke bërë me dije se nuk mund t`i bëjnë zgjidhje këtij klienti të dëmtuar.
Ndërkaq, zyrtarët e Bankës NLB edhe pas afro një muaji pritjeje nuk janë përgjigjur lidhur me këtë rast.
Në anën tejtër, zyrtarët e Bankës, Burim Ademaj, Ilir Kryeziu, Maliq Behluli, Besnik Delijaj dhe Miradie Morina akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për disa vepra penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës, të mashtrimit dhe të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autorizimit.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










