Shqipëria
Mërgimtarëve në Itali nuk do u duhet më certifikata e vlefshmërisë
Shqiptarëve në Itali nuk do tu duhet më të marrin certifikatë vlefshmërie për dokumentet e tyre që përdorin në shtetin italian ka njoftuar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një konference të përbashkët me ambasadorin e Italisë në Shqipëri.
“Do të hiqet certifikimi i përkthimit të dokumentit që deri më sot shtetasit tanë kanë bërë pranë Ambasadës italiane. Po ashtu edhe shërbimet për certifikatën, dëshminë e penalitetit etj si këto do të mund ti marrin online, duke kursyer kështu kohë dhe para. Kemi mundësi për të ofruar një shërbim të ri që do të merret më me pak kosto financiare, do të merret brenda një harku kohor më të shkurtër”, ka thënë ministri.
2.6 milion euro deri tash Ambasada italiane përfitonte për këto shërbime. Ambasadori italian, Alberto Cutillo, tha se nëse ka cilësi në shërbim, për Italinë kjo nuk do të jetë problem.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










