Lajme
Mërgimtarët sjellin “Kalin e Trojës” në Kosovë
E kaluan një pjesë të madhe të jetës në Gjermani. E vite më pas, mërgimtari Sami Voca, bashkë me të birin e tij Florianin, u kthyen në Kosovë. Synimi i tyre ishte një investim në fshatin Maxherë të Mitrovicës.
Samiu e Floriani, të lidhur me rrënjët e tyre, po e sjellin historinë e Trojës në këtë fshat, e madje për të tërhequr edhe më shumë vizitorë, ata kanë ndërtuar ‘Kalin e Trojës’.
Floriani, 26-vjeçar, për herë të parë shkeli në vendlindjen e babait 6 vjet më parë. Ka studiuar për Kimi. Por përkundër arritjeve të tij në Gjermani, Kosova për të mbetet vendi më tërheqës.
Floriani që synon edhe mësimin e gjuhës shqipe për emisionin “Sot” në Kohavision tha se i pëlqen shumë fshati dhe mundësitë që ofrohen këtu, përcjell albinfo.ch.
Babai i tij, Samiu, deklaron se mërgimtarët janë ata, të cilët më së shumti e ndiejnë mallin për vendin e lindjes.
Për të tashmë po realizohet një dëshirë e kamotshme.
Që të dy të lidhur me traditat e Kosovës, ata kanë sjellë 26 kuaj e edhe gomarë, të cilët po e bëjnë edhe më tërheqës projektin e tyre.
Por, mungesa e zhvillimit të infrastrukturës rrugore dhe energjisë kanë qenë një nga problemet me të cilat janë përballur.
Megjithatë, Samiu e Floriani shpresojnë se ky problem nuk do të vazhdojë pas hapjes së biznesit, i cili pritet të startojë në këtë fundjavë.
https://youtu.be/MRYMhl6dnsY
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











