Kosova
Mërgimtarët ndihmojnë vendlindjen
Përurimi i sheshit të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Skivjan të Gjakovës

Më 27 prill 2019, në Skivjan të Gjakovës, me rastin e 20 vjetorit të nderimit dhe kujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan, është përuruar sheshi në qendër të fshatit pranë lapidarit të të rënëve për liri.
Ndërtimi i këtij sheshi është bërë i mundur falë mërgimtarëve të fshatit Skivjan të emigruar gjithandej nëpër botë e të bashkuar rreth Shoqatës SKIVJANI me seli në Zvicër sikurse edhe vet banorëve të fshatit Skivjan.
Shoqata SKIVJANI ne Zvicër pas një pune te palodhëshme, ka arritur që të mbaj premtimin e saj që në 20 vjetorin e nderimit dhe kujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të Skivjanit t’a ndërtoj sheshin pranë lapidarit në Skivjan.
Si Shoqatë e cila pranë vetes grumbullon skivjanasit e mërguar në tërë botën por jo vetëm, dëshirojmë me këtë rast të bëjë më dije, se sheshi është ndërtuar në tërësinë e tij sipas projekit të paraparë dhe se me rastin e inaugurimit të tij ky shesh i përfunduar u është dorëzuar banorëve të fshatit Skivjan.
Më 27 prill 2019, në Skivjan të Gjakovës, me rastin e 20 vjetorit të nderimit dhe kujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan, është përuruar sheshi në qendër të fshatit pranë lapidarit të të rënëve për liri.
Ndërtimi i këtij sheshi është bërë i mundur falë mërgimtarëve të fshatit Skivjan të emigruar gjithandej nëpër botë e të bashkuar rreth Shoqatës SKIVJANI me seli në Zvicër sikurse edhe vet banorëve të fshatit Skivjan.
Shoqata SKIVJANI ne Zvicër pas një pune te palodhëshme, ka arritur që të mbaj premtimin e saj që në 20 vjetorin e nderimit dhe kujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të Skivjanit t’a ndërtoj sheshin pranë lapidarit në Skivjan.
Si Shoqatë e cila pranë vetes grumbullon skivjanasit e mërguar në tërë botën por jo vetëm, dëshirojmë me këtë rast të bëjë më dije, se sheshi është ndërtuar në tërësinë e tij sipas projekit të paraparë dhe se me rastin e inaugurimit të tij ky shesh i përfunduar u është dorëzuar banorëve të fshatit Skivjan.
Shoqata SKIVJANI dëshiron që nëpërmes të këtij njoftimi publik të falenderoj të gjithë njerëzit dhe strukturat që kanë kontribuar, ndihmuar dhe mbështetur në cilëndo mënyrë që sheshi i dëshmorëve dhe martirëve të bëhet realitet.
Falënderojmë në radhë të parë këshillin lokal të fshatit Skivjan, komisionin e ngritur enkas për këtë qështje si dhe arkitektin i cili ka projektuar sheshin dhe ndjekur rrjedhën e punimeve deri në përfundimin e tij.
Falenderimi shkon më tej për të gjithë mërgimtaret dhe ndërmarrjet e skivjanasëve në botën e jashtme si në Zvicër, Gjermani, shtetet tjera të bashkësisë evropiane, SHBA dhe më gjerë të cilët menjëherë u bënë pjesë e Shoqatës e kontribues në fondin e saj, qoftë përmes anëtarësisë së përcaktuar nga Kuvendi i Shoqatës sikurse edhe me donacione shtesë dhe për rrjedhojë ky vullnet bëri të mundur ndërtimin dhe rregullimin e sheshit të dëshmorëve dhe martirëve të Skivjanit, me çka fshati ynë sot mund të krenohet me mërgimtarët e vet për kontributin e tyre në njërën anë por edhe me sheshin si një një vepër madhështore e infrastrukturës publike i cili e bënë fshatin tonë si fshat shembull në komunën e Gjakovës por edhe më gjerë, në anën tjetër.
Përkushtimi, vullneti dhe gatishmëria e treguar e anëtarëve të Shoqatës SKIVJANI kudo nëpër botë, e strukturave të Shoqatës si dhe e kryesisë saj, ka bërë që ne skivjanasit pas ndërtimit të sheshit të ndjehemi edhe krenarë por edhe të lumtur dhe të zotët e vetes.
Banorët dhe ndërmarrjet e fshatit Skivjan me banim dhe veprimtari në Skivjan dhe Kosovë gjithandej sikurse edhe qytetarë të vullnetit të mirë të rajonit që u bënë pjesë e projektit dhe mbeshtetës të tij, qoftë me donacionet financiare të drejtpërdrejta në fondin e Shoqatës por edhe duke ndihmuar personalisht, duke uruar, gostitur dhe ofruar mbështetje të pa kursyer për ndërmarrjen ndërtuese LETAJ e cila e ndërtoj sheshin, meritojnë një falënderim, mirënjohje dhe respekt të veçantë. Vetëm kështu bashkarisht duhet dashur vendi dhe duke u bërë bashkë për projkete të tilla plotësohet ideali i të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e me këtë rast edhe i dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan.
Shoqata SKIVJANI me seli në Zvicër falënderon strukturat e komunës së Gjakovës që mbështetën dhe ndihmuan projektin tonë duke dhuruar drunjët dhe shportat për sheshin tonë. Në veçanti falënderojmë kryetarin e komunës z. Ardian Gjini, drejtorin e administratës z. Flamur Fetahaj, drejtorin e drrejtorisë për mbrojtje dhe shpejtim z. Luan Dinaj, ndërmarrjen publike K.R.M. “Çabrati” me kryeshefin ekzekutim z. Berat Hadrin si dhe dikasteret tjera të involvuara në projektin tonë. Kryetarin e komunës Gjini e falënderojmë poashtu për prezencën e tij së bashku me stafin e komunës së Gjaskovës në ditën e inaugurimit të sheshit e që ishte 20 vjetori i nderimit dhe kujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan. Gjithashtu fënderojmë për pjesëmarrjen në inaugurimin e sheshit dhe në përkujtimin për të rënët në Skivjan edhe Shoqatën e veteranëve të luftës së UÇK me kryetarin z. Sadri Hoxha dhe stafin e tij.
Punëkryesi i sheshit, ndërmarrja LETAJ me pronarin Hamëz Letaj ka bërë një punë profesionale dhe të shkëlqyeshme në ndërtimin e sheshit të dëshmorëve dhe martirëve me çka meritojnë rrespektin e veçant dhe falënderim të posaqëm. Ndërmarrja LETAJ ka zbatuar me përpikmëri projektin dhe ka mbajtur me saktësi afatin e punimeve çka për ne si Shoqatë paraçet standard të lartë dhe ka krijuar besimin se edhe në të ardhmen kësaj ndërmarrjeje mund ti besohen projektet tjera infrastrukturore të cilat Shoqata planifikon t’i realizoj në fshatin Skivjan.
Kjo veprimtari e pasqyruar në këta rreshta shkrimi do të ishte krejësisht e varfer nëse nuk do të kishte brenda saj donatorin kryesor të ndërtimit të sheshit të dëshmorëve dhe martirëve, djalin nga Skivjan Shkelzen Halim Fetahaj. Shkelzeni si një ndërmarrës i suksesshëm në Gjermani duke u bërë vullentarisht pjesë e projektit të drejtuar nga Shoqata SKIVJANI, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.
Vullneti, gatishmeria, përkushtimi,dhe disiplina që ka treguar Shkelzeni na ka bërë ne në Shoqatë, sikurse edhe tërë fshatin tonë por edhe më gjerë, të besoimë më shumë, të punojmë më shume dhe të angazhohem më shumë. Kontributi i tij tregon se bujaria, fisnikëria e burrëria janë virtyte të larta shqiptare dhe se ato asnjëherë nuk treten veçse me shembuj të tillë forcohen ç’do ditë e më shumë. Kjo është nxitje, kultivim e zhvillim vlerash të cilat e ngrisin në nivel të lartë edhe dëshirën e secilit për ndihmuar vendin por njëkohësisht edhe përkushtimin e secilit në raport me përgjegjësitë e besuara.
Shoqata SKIVJANI edhe njëherë falenderon në menyrë të veçantë djalin e Skivjanit për kontributin e tij të çmueshëm në ndërtimin dhe rregullimin e sheshit të dëshmorve dhe martirëve të Skivjanit. Tu rrit’të ndera Shkelzen !
Në një rastë tjetër Shoqata SKIVJANI do të bëje nji kronologji më të detajuar të ndertimit të sheshit të dëshmorëve dhe martirvëe të fshatit Skivjan. Kërkojmë ndjesë nëse në këtë njoftim përshkrim ka mbetur dikushë pa u përmendur apo falenderuar për kontributin e dhënë.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, në Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare