Opinione
Mërgata ka hise në Kosovë, ajo është vetë atdheu
Partneri im (burri) është pjesë e mërgatës shqiptare në Vjenë. Është zhvendosur si student. Unë vetë që tre muaj jam me një këmbë në Vjenë, një në Prishtinë. Ai e ka motrën në Londër, kurse unë motrën në Frankfurt. Nëna ime e ka motrën në Floridë të Amerikës, e vëllain në Cyrih të Zvicrës. Babai im e ka motrën po ashtu në Zvicër.
Familjet shqiptare nuk e kanë thjesht ndonjë të afërm, por pothuajse të gjithë e kanë të paktën një anëtar të familjes së ngushtë jashtë Kosovës. Të gjithë këta vijnë në Kosovë dhe vuajnë që nuk mund ta sjellin me vete sistemin që vetë e gëzojnë. Sjellin aq sa munden, përvoja e mjete materiale. Por i lakmojnë për Kosovën spitalet funksionale me trajtim e kujdes për rastet kur u sëmuren prindërit, shkolla të forta për fëmijët e siguri në punë.
Mërgata sot dhuron edhe kulturë e art (edhe në gjuhën shqipe). Madje mjaft suksesshëm. Ndërkohë mërgimtarët nuk ke pse i njofton me ngjarjet politike. Ata i dinë dhe i përcjellin vetë të gjitha.
Mërgata ka hise në Kosovë. I takon një pjesë e madhe e vendit dhe është vetë atdheu. Deri tash kanë dhënë shumë pa marrë asgjë. Tash është koha të marrin pjesë në ndryshim. E ne t’i bëjmë pjesë të përparimit të pas 6 tetorit. Lidhja me Kosovën nuk mund të jetë më interesim i njëanshëm.
Plot prej tyre i kanë prerë biletat e më 6 tetor votojnë në Kosovë, megjithëse i kanë kryer pushimet. Ndërkaq sot mbi 30 mijë të regjistruar mund të fillojnë të votojnë dhe prej tash Kosova bëhet gati për ndryshim.
TINKA KURTI
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











