Maqedonia
Media austriake zbulon një detaj të vizitës së Merkelit në Shkup
Disa në parti - pikërisht ndaj atyre që ka ecuri penale për shpërdorim detyre dhe korrupcion - shpresojnë që referendumi të dështojë dhe të mundin që të fitojnë amnestinë,” shkruan “Der Standard”.
Media e njohur austriake “Der Standard” ka zbuluar një detaj të ardhjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, njëherësh udhëheqja më e dalluar e Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe opozitarja maqedonase OBRM-PDUKM e Hristijan Mickovskit, e cila nuk mbështet referendumin e 30 shtatorit për ndryshimin e emrit.
“Bile, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kanë fluturuar drejt Shkupit. Ministri i BE-së, Gernot Blümel, vizitoi të enjten Maqedoninë. Merkeli duhet t’i ketë kërkuar OBRM që të mos dalë hapur për bojkotin. Pas erës së ish-kryeministrit Nikola Gruevski, OBRM është e ndarë rreth kësaj çështjeje. Disa në parti – pikërisht ndaj atyre që ka ecuri penale për shpërdorim detyre dhe korrupcion – shpresojnë që referendumi të dështojë dhe të mundin të fitojnë amnistinë,” shkruan “Der Standard”.
Si figurë properëndimore në partinë e OBRM-PDUKM njihet ish-ministri i Jashtëm, Nikola Popovski, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












