Shkurt.ch
Më shumë roje kufitare për t`u përballur me terrorizmin
Kërkesa për shtim të personelit të rojeve të kufirit në Zvicër ka pasur edhe para rritjes së valës së refugjatëve dhe para sulmeve terroriste që ndodhën të premten e kaluar në Paris. Ato i ka bërë me kohë ministrja Eveline Widmer-Schlumpf. Sipas saj nevojitet një ndryshim i qasjes në parlament rreth kësaj çështjeje për të mundësuar bazën ligjore të shtimit të personelit.
Gjithsej 116 vendet e reja të punës në këtë shërbim që i ka lejuar parlamenti gjatë tri viteve të kaluara nuk mjaftojnë, ka thënë Widmer-Schlumpf të martën para medieve në Bernë.
Ndërsa shefi i shërbimit të rojeve kufitare në nivel vendi, Jürg Nöth ka deklaruar të hënën se ky shërbim ka nevojë për më shumë mbështetje nga kantonet dhe nga policia ushtarake, sidomos në rast të ashpësimit të krizës së refugjatëve.
Si Schlumpf ashtu dhe Nöth kanë folur për shifrat prej 200 deri 300 të punësuarish të rinj, si të mjaftueshme për të parandaluar hyrjen e terroristëve në vend, shkruan srf.ch. Por mbetet problem aftësimi, gjegjësisht shkollimi i rojeve kufitare, i cili zgjat së paku tre vjet.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











