Shkurt.ch

Më pak të diagnostikuar me HIV

Vitin e kaluar ka shënuar rënie numri i të infektuarve me HIV, 8 për qind më pak se vitin paraprak.

Në Zvicër janë raportuar vitin e kaluar 575 persona të diagnostikuar me HIV. Kjo paraqet një rënie prej 8 për qind në krahasim me vitin 2012, siç njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik. Numri i të infektuarve megjithatë është mbi mesatarën avropiane.

Sa u përket të infektuarve, ka dallime të mëdha edhe ndërmjet kantoneve. Kantonit i Gjenevës ka raportuar 15.5 raste në 100 mijë banorë, ndërsa në kantonet në lindje të Zvicrës është vetëm 3.5 raste. Mesatarja në gjithë vendin, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, është 7.4 raste në 100 mijë banorë.

Aktualisht në Zvicër janë rreth 25.000 njerëz që jetojnë me HIV-AIDS. Që nga fillimi i epidemisë deri në vitin 2013 janë raportuar 9532 raste të AIDS-it.

Më shumë se 7. 000 njerëz kanë vdekur nga AIDS që nga viti 1983 deri më 2013.