Me golin e Nikçit, Cyrihu mund Lozanën

Ky është goli i gjashtë i Adrianit në këtë sezon, që e bën atë golashënuesin më të mirë të Cyrihut

Adrian Nikçi sërish shënon gol. Javën e kaluar goli i tij në ndeshjen kundër GC-së i siguroi FC Zürichut fitoren.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e djeshme kundër Lozanës, ku golashënues i vetëm ishte Nikçi.

Në minutën 44, Scott Sutter hedh topin nga zona ndëshkuese. 12 metra pranë portës qëndron Nikçi, plotësisht i lirë. Me të marrë topin ai gjuan dhe… gol!

Ky është goli i gjashtë i Adrianit në këtë sezon. I mjaftueshëm për ta bërë atë golashënuesin më të mirë të Cyrihut.

Edhe në shanset tjera gjatë vazhdimit të lojës Adran Nikçi kishte rolin e tij por rezultati mbeti ky që ishte, 1 me 0 për FC Zürich.