Kosova
MDIS organizon ekskursion për nxënësit shqiptarë të Sllovenisë
Nxënësit shqiptarë të Sllovenisë do të marrin pjesë në një ekskursion pesë ditor në Kosovë e Shqipëri, të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, shkruan albinfo.ch.
Nga MDIS kanë njoftuar se qëllimi i këtij ekskursioni me karakter njohës mësimor, është njohja e atdheut, njohja me trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit me institucionet dhe shkollat në Kosovë e Shqipëri.
Ekskursioni do të nisë më 29 maj, kur nxënësit pritet të vizitojnë qytetin e Prishtinës, shkollën Model si dhe Shpellën e Gadimes. Ky ekskursion do të përmbyllet me 2 qershor, me c’rast, nxënësit do të ndalen edhe në qytetin e Prizrenit, para se të nisen për Slloveni. Po ashtu, gjatë ekskursionit, ata pritet ta vizitojnë edhe Shqipërinë.
Agjendën e detajuar e gjeni duke klikuar këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












