Maqedonia
Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë e Veriut
Janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi arritjen e pragut zgjedhor prej 40 për qind, i nevojshëm për suksesin e zgjedhjeve. Në votime deri në orën 18.30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 44.5 për qind e zgjedhësve, por kjo përqindje pritet të jetë edhe më e lartë.
Kryetari i KSHZ-se, Oliver Derkoski, tha se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike. Dalja më e lartë ka qenë në zonat e banuara me popullatë maqedonase, ndërsa më e ulët në komunat e banuara me shqiptarë.
Nga Misioni i OSBE-së që po mbikëqyr procesin e votimit thanë se shpresojnë se do të arrihet pragu zgjedhor prej 40 për qind dhe se do të zgjidhet presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Edhe ushtruesja e detyrës së ambasadores amerikane në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm, ka porositur që qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presione.
“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhjet dhe votimet janë pjesë qendrore e demokracisë, janë shumë të rëndësishme. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot po marrin një vendim shumë të rëndësishëm dhe është e rëndësishme që votuesit të votojnë të lirë, pa presione. Është kënaqësia ime të jem pjesë e këtij vëzhgimi”, ka deklaruar diplomatja amerikan e cila ka vëzhguar procesin zgjedhor në Tetovë dhe në disa zona të Shkupit.
Zgjedhjet sipas KSHZ-së po zhvillohen në atmoferë të rregullt pa incidente që mund të prishin procesin votues.
Por, partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE është ankuar për një varg parregullsish.
“Pushteti është duke keqpërdorur policinë për qëllime politike. Bëhet presion i paligjshëm nga ana e organeve të policisë ndaj pjesëtareve të VMRO DPMNE-së .
“Në pjesën lindore të shtetit pa asnjë arsye janë arrestuar dy vëzhgues të VMRO DOMNE-së”, ka theksuar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Num Stoillkovski.
Votimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milion persona, të cilët mund ta realizojnë në 3512 vendvotime. Zgjedhjet do të jenë të vlefshme nëse në votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












