Maqedonia
Mbijeton Qeveria greke, i hapet rrugë zbatimit të marrëveshjes me Maqedoninë
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dhe qeveria e tij i mbijetuan votës së mosbesimit të mërkurën.
Një gjë e tillë i hap rrugë Parlamentit grek që të ratifikojë marrëveshjen me Maqedoninë për emrin e kësaj të fundit.
Tsipras mori mbështetjen e 151 ligjvënësve në parlamentin prej 300 ulësesh, duke e shmangur kështu thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai e thirri votimin në parlament të dielën, pasi partneri i tij i koalicionit, Panos Kammenos, dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj marrëveshjes.
Me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar, Maqedonia është bërë Maqedoni e Veriut, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Krahu i djathtë në Greqi e ka kundërshtuar këtë zgjidhje, duke thënë se fjala Maqedoni në emrin e fqinjit sugjeron se ky i fundit ka pretendime territoriale ndaj një territori grek me të njëjtin emër.
Çështja e emrit i ka mbajtur dy vendet në mosmarrëveshje për dhjetëra vite.
Javën e kaluar, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimin e Kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











