Integrimi
Mbi 50 shqiptarë të Zvicrës bëhen bashkë për të paditur “Alba Reisen”
Patrik Lleshaj nga Lucerni ka iniciuar në apel në facebook. “Kush është prekur nga kjo, le të paraqitet te ne. Ne duam të grumbullojmë te gjitha informatat e mundshme dhe të bëjmë një kallëzim penal”
Pas mbylljes së kompanisë mashtruese “Albareisen” në Prishtinë dhe arrestimit të pronarit të saj, rrëfimi për këtë kompani duket se do ta ketë edhe “vazhdimin zviceran”.
Lidhur makinacionet që kjo kompani ka përdorur dhe viktimat, kryesisht shqiptarë të Zvicrës, për të cilat ka raportuar albinfo.ch, po shkruan edhe shtypi zviceran.
Pasi që transmeton informacionin nga mediet kosovare për dëmtimin prej rreth 500 mijë eurosh që kompania në fjalë ua ka bërë udhëtarëve, gazeta 20 Minuten merret me reagimet që ka ngjallur kjo te shqiptarët e Zvicrës.
“Një ndër viktimat është edhe Patrik Lleshaj , 21 vjeç nga Lucerni. Ai, së bashku me shoqen e tij Ermira Orllati ka iniciuar në apel në facebook. “Kush është prekur nga kjo, le të paraqitet te ne. Ne duam të grumbullojmë te gjitha informatat e mundshme dhe të bëjmë një kallëzim penal”, shkruan Lleshaj.
Mbi 3000 franga të djegura
“Familja jonë donte që nga 26 korriku deri më 17 gusht të fluturonte për në Kosovë. I kemi porositur gjithsej tetë bileta me vlerë të përgjithshme prej më shumë se 3000 frangash”. Këto bileta babai i tij i kishte rezervuar dhe paguar që në muajin shkurt. Ai kishte shkuar vetë atje që ë shihte se për çfarë agjencie bëhej fjalë pasi që ishte agjenci relativisht e re”, thotë Lleshaj. Por, ashtu si dhe shumë të tjerë, edhe ai para rreth një jave mori lajmin se aeroplani për të cilin kishte paguar, nuk do të fluturonte.
“Qysh para disa javësh, disa veta ishin informuar përmes mesazheve telefonike për fluturimin e anuluar ose kishin marrë vesh në aeroport se një fluturim i tillë as që ekzistonte”, thotë Lleshaj për 20minuten.ch dhe transmeton albinfo.ch. Por, e gjithë afera e biletave shpërtheu vetëm atëherë kur filluan pushimet verore dhe kur njerëzit donin të fluturonin për në Kosovë. Vetëm tash kjo i prekte udhëtarët e një aeroplani të tërë”.
50 veta i bashkohen apelit të Patrikut
Nga e diela kur Patriku ka bërë apelin në fb, atij i janë paraqitur rreth 50 persona të cilët kishin planifikuar të udhëtonin nga Bazeli ose nga ndonjë pikë tjetër për në Prishtinë me agjencinë Alba reisen. “Të gjithë ata janë të pikëlluar dhe të zemëruar njëkohësisht”. Edhe shoqes së tij, Ermirës i vjen keq për këta “të djegur”. “Shumë prej tyre kursejnë gjatë gjithë vitit për këtë udhëtim, që të vizitojnë familjet e tyre. Ndërsa tash paratë kanë humbur dhe ato nuk u kthehen ndoshta kurrë më”.
Prokuroria e Bazelit ka marrë shumë kallëzime për Alba reisen
Edhe prokuroria e Shtetit në Basel-Stadt konfirmo se tashmë kanë marrë disa kallëzime kundër një agjencie udhëtimesh me dyshimin për mashtrim. “Shumë veta kanë blerë bileta fluturimi por nuk munden të fluturojnë”, thotë zëdhënësi Peter Gill.
Pastaj gazeta citon mediet kosovare të cilat për këtë kaos e bëjnë përgjegjës menaxherin e kompanisë Alba reisin GmbH nga Bazeli, të themeluar në nëntor 2014 dhe filialin e saj në Prishtinë Alba Air. Fillimisht Alba reisen kishte siguruar mundësinë e realizimit të fluturimeve falë një kompanie rumune. Por pasi që kjo kompani gjatë këtij viti pati probleme me kapacitetin e saj, ajo nuk mundi të plotësojë kërkesat e Alba Reisen. Pas disa muajsh me vështirësi dhe anulime fluturimesh, marrëveshja u prish dhe Alba reisin tashmë nuk kishte aeroplan për t`u dalë në fjalë pasagjerëve që kishin paguar, transmeton albinfo.ch.
Por agjencia kishte vazhduar ë shiste bileta, citon gazeta zvicerane gazetën Zëri nga Prishtina.
Ndonëse personave që kanë pësuar u janë dërguar SMS se do t`u kthehen paratë e paguara, askush nuk e beson këtë. “Kjo është vetëm një dallavere e tyre që njerëzit të mos shpërthejnë”, thotë Lleshaj.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?