Lajme
Mbi 50 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit në Turqinë jugore është rritur në 43.556, njoftoi ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, përcjell albinfo.ch.
Soylu i bëri komentet gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë me TRT Haber në Hatay, një nga 11 provincat që u goditën nga tërmetet.
“Ky është një nga tërmetet më të mëdha në botë”, tha ai.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën, me epiqendër në Kahramanmaraş, goditën 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazığ dhe Şanlıurfa.
Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.
Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta.
Në Siri raportohet të kenë humbur jetën më shumë se 6 mijë njerëz, duke e çuar në 50 mijë numrin e viktimave të kësaj katastrofe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









