CH-Ballkani
Mbi 35 gradë Celsius, emigrantët në Bosnjë përballen edhe me nxehtësinë përvëluese
Më shumë se 34 mijë emigrantë nga Azia dhe Afrika kanë hyrë ilegalisht në vend, që nga fillimi i 2018
Të bllokuar në Bosnjë, mijëra emigrantë përballen me një tjetër pengesë në udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, të nxehtin përvëlues në Ballkan.
Nën qiellin e pastër, Saleh Alhasan dhe miqtë e tij nxitojnë të arrijnë nga njëra hije peme në tjetrën, pasi edhe një herë kanë dështuar të kalojnë kufirin me Kroacinë, barrierën e fundit që në rrugën e gjatë dhe torturuese të tyre për në Bashkimin Evropian.
“E kam provuar më shumë se 15 herë. Ka 10 muaj që përpiqem të kaloj. Dhe nuk do të dorëzohem. Dua vetëm të shoh djalin tim, të lindur në Suedi. E kam parë atë vetëm në foto”, është shprehur një emigrant, transmeton TCH.
Bashkëshortja e tij ishte mes qindra e mijëra refugjatëve, që ndoqën të ashtuquajturën “Trajektorja e Ballkanit”, më 2015, para se kufijtë e BE-së të mbylleshin për ta, përcjell albinfo.ch.
Në një rrugë plot pluhur, Saleh dhe shokët e tij kalojnë mes tabelave të kuqe, të varura nëpër pemë, që paralajmërojnë se fusha është e minuar, një trashëgimi e luftës së viteve 1992-1995 në vend.
Ata ndalen në një burim për t’u freskuar, të dërrmuar pas ecjes së gjatë në temperatura mbi 35 gradë Celcius.
Tani ata nuk e dinë se ku do të ndalen. Në Bihac dhe Velika Kladusa, afër kufirit kroat, qendrat e pritjes janë të mbushura plot.
Sipas Ministrit të Sigurisë në Bosnjë, më shumë se 34 mijë emigrantë nga Azia dhe Afrika kanë hyrë ilegalisht në vend, që nga fillimi i 2018. 11 mijë vetëm këtë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












