Lajme
Deri në 36 gradë në fundjavë në Zvicër – pastaj priten stuhi të fuqishme
Nga e marta nuk mund të përjashtohen as shpërthimet lokale të uraganit, paralajmëron SRF Meteo
Stuhi të forta tashmë kemi parë në të gjithë Zvicrën gjatë javës. Moti në fundjavë do të jetë sërish i nxehtë rreth 32 gradë, por priten edhe stuhi dhe bubullima, transmeton albinfo.ch.
Të shtunën, nesër, më 15 korrik, do të jetë shumë nxehtë. Termometri pastaj pritet të ngjitet në mbi 33 gradë ndërsa në luginat alpine mund të ketë sërish deri në 36 gradë me frymë, njofton SRF Meteo.
Gjatë ditës së shtunë do të krijohen shtrëngata të para në male dhe në jug të vendit.
Të dielën mbrëma do të ngrihet një front i ftohtë rrymash ajrore, i cili mund të sjellë stuhi të forta nga perëndimi në lindje dhe veçanërisht në veri të Alpeve. Pastaj, të martën, mund të ketë sërish erëra të fuqishme.
Nuk mund të përjashtohen as shpërthimet lokale të uraganit, vazhdon SRF Meteo.
E-Diaspora
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë -
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova














