Lajme
Opozita: Mbi 35.000 veta protestojnë “Për Republikën”
Për rreth sheshit kryesor të Prishtinës janë shtuar forcat e policisë, të cilat janë në gjendje gatishmërie në rast nevoje për intervenim. Sipas gazetarëve në terren, bëhet e ditur se forcat e policisë janë shtuar dukshëm minutave të fundit, raporton rtklive.com
Në shesh tashmë është paraqitur edhe lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbrojtje të të cilit janë vënë një numër protestuesish.
……
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke iu drejtuar qytetareve ka thënë se opozita e bashkuar është garanci që kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën” në Kosovë. Kurti tha se sot neve përgjithmonë na bashkon 28 Nëntori i Ismail Qemailit e i Adem Jasharit.
“Bashkimi kombëtar nuk duhet ta pengojë Evropën dhe nuk mund të thuhet se bashkohemi në Evropë sepse atje bashkohen shtete të ndryshme me kultura të ndryshme, por nuk e bënë bashkimin e shqiptarëve. Kjo qeveri po ia ofron Serbisë Zajednicën dhe po i ofrohen 9000 hektar tokë Malit të Zi. Me këtë forcohet Serbia por opozita e bashkuar është garanci që kurrë nuk do ta lejojë “Zajednicën”, ka thënë ai
Ndësra lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi u ka uruar qytetarëve 28 Nëntorin, ka vazhduar: “Kosova është gjaku im që nuk falet” – ka thënë Ali Podrimja. Ne jemi evropianë dhe e nderojmë mikun e përjetshëm- Amerikën. Pse Kosova sot është “e përulur dhe e turpnume”, “e lodhur dhe ekonomikisht e dërmuar”. Një Kosovë me kaq shumë potenicale. Pushteti na ka nxjerr në rrugë, se po don me e ba Serbinë zot’ Shpije n’Kosovë. Na ka detyru me përdor gaz, se po don me i falë tokë Malit t’ Zi. Ne i themi Jo, se Kosova asht’ Njo e s’bahet dy. Pushteti po na burgosë e po na i thyen dyert veç me u pajtu me marrëveshjet e tij. Ne i themi Jo. S’kemi as tokë me falë e as nuk e kemi n’mend me e lanë Serbinë me u kthy.
Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje. Kur e kemi nisë luftën, na kanë pas thanë se e kemi gabim. Por më vonë krejt bota demokratike ka qenë në anën tonë.”
Lideri i NISMA-s Fatmir Limaj, u është drejtuar i pari qytetarëve. Pasi ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Flamurit, Limaj ka thënë se bashkimi i qytetarëve në këtë manifestim s’ka ndodhur kundër dikujt por për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës. “S’ka konflikt të brendshëm. Qytetarët janë në konflikt me dy marrëveshjet që janë kundër Kosovës”, ka thënë Limaj. “Bashkimi ynë nuk është drejtuar kundër askujt por është në mbrojtje të interesave të vendit tonë. Bashkimi ynë ka një objektivë mbrojtjen e territorit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Në fillim të manifestimit protestues «Për Republikën», organizatorët kanë publikuar një njoftim sipas të cilit në këtë protestë kanë qenë rreth 35. 000 pjesëmarrës. Ata madje kanë prezantuar edhe një përllogaritje të mbështetur në parametrat e hapësirës së sheshit dhe dendësisë së pjesëmarrjes
«Sapo ka nisur Manifestimi për Republikën. Sipas të dhënave të sakta të pjesëmarrësve që janë paraqitur tek strukturat tona, në këtë protestë pjesëmarrja është si vijon: Nga qytetet e fshatrat e Kosovës janë pjesëmarrës të konfirmuar: 19,369 qytetarë; Nga Prishtina, të konfirmuar sipas degëve tona janë: 11,521 qytetarë; Nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina, Mali i Zi e Diaspora kanë konfirmuar mbërritjen në Prishtinë: 1,023 qytetarë. Në këtë përllogaritje nuk përfshihet pjesëmarrja spontane e qytetarëve.
TOTALI i përafërt pjesëmarrësve, sipas raportimeve të strukturave tona është rreth 32 mijë pjesëmarrës (pa përfshirë pjesëmarrësit spontanë që nuk kanë ardhur përmes strukturave tona). Nëse i shtojmë kësaj shifre edhe minimumin e protestuesve që kanë ardhur spontanisht, masa e kalon numrin 35 mijë. Kjo konfirmohet edhe nga llogaritja mesatare e pjesëmarrjes mbi sipërfaqen e sheshit “Zahir Pajaziti”, për m2.», përfundon përllogaritja e organizatorëve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja

















