Lajme
Mbi 30 për qind e të rriturve në SHBA janë vaksinuar
Më shumë se 30 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, rreth 78.5 milionë njerëz, janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, sipas të dhënave të reja të lëshuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC tha se 48 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 80 përqind e të moshuarve, të cilët janë në grupin më të rrezikuar ndaj efekteve të dëmshme të virusit. Gjashtëdhjetë e katër përqind e të moshuarve janë plotësisht të vaksinuar.
CDC raportoi gjithashtu rreth 5,800 raste të njerëzve të vaksinuar, të cilët janë infektuar me Covid-19.
“Të gjitha vaksinat në dispozicion kanë dhënë prova se janë të efektshme në parandalimin e sëmurjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve”, tha agjencia në një deklaratë. “Megjithatë, me realizimin e më shumë vaksinimeve, ne presim që të ketë mijëra raste të tjera të infektimit të personave të imunizuar, edhe pse vaksina po funksionon ashtu siç pritej.”
Të dhënat e CDC publikohen në një kohë kur është pezulluar përkohësisht përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson për shkak të njoftimeve për raste të rralla të mpiksjeve të gjakut. /VOA/
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











