Integrimi
Mbahet kuizi i diturisë i nxënësve shqiptarë në Austri
Në Gleisdorf të Austrisë u mbajt kuizi i diturisë i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, i organizuar nga SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri dhe Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, përcjell albinfo.ch.
Garat u mbajtën në dy cikle: ciklin e ulët dhe të lartë fillor. Programi ishte i pasur edhe me recitime, këngë dhe valle me motive nga trevat shqiptare në përgjithësi, ndërsa në veçanti nxënësit e dy cikleve ishin shumë mirë të përgatitur. Ishin gjithsej 10 ekipe, me rreth 300 pjesëmarrës.
Në këtë kuiz, tanimë tradicional, 19 vjet me radhë, morën pjesë mësuesit: Mark Demaj, nikoqir, Miradije Berishaj, kryetare, Osman Ademi, Ibrahim Hasanaj, Ismet Sinani, Bukurije Limani, Roza Nrecaj, Rafete Kosumi, Antigonë Elshani, Qefsere Bislimi, Merita Ramadani dhe Feride Ajredina.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












