Shkurt.ch
Maurer: Qeveria të punojë më shpejtë!
Nën presionin në rritje që vjen nga jashtë, Këshilli Federal po detyrohet të braktisë ritmin e tij normal të punës dhe të punojë më shpejtë
Sipas ministrit aktual të mbrojtjes – që nga 1 janari edhe president i vendit, Ueli Maurer – Këshilli Federal (qeveria) duhet të rrisë ritmin e punës. Nën presionin në rritje që vjen nga jashtë, Këshilli Federal po detyrohet të braktisë ritmin e tij normal të punës dhe të punojë më shpejtë, ka thënë Maurer për radion SRF.
Konkretisht ai ka kërkuar që të mos pritet deri sa problemet të vijnë në rend dite dhe vetëm pastaj të reagohet. Por, duhet menduar cilat janë sfidat.
Maurer ka theksuar se edhe në departamentin që drejton aik e presin sfida të rëndësishme. Votimi për Lojërat olimpike që do të organizoheshin në Grabünden përbën njërën nga këto sfida. Sfida tjera janë ajo e blerjes së aeroplanëve luftarakë dhe iniciativa për shërbimin e detyruar ushtarak.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












