Kosova
Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën do të nënshkruhet në mars
“Me këtë marrëveshje, qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën Zvicerane, do të ju mundësohet, që pas arritjes së moshës të pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë”, tha Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Skënder Reçica ka marrë pjesë sot në takimin e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, gjatë të cilit u diskutua rreth marrëveshjes për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Ministri Reçica, duke raportuar para anëtarëve të komisionit, lidhur me marrëveshjen në fjalë, paralajmëroi se ajo pritet të nënshkruhet në fund të muajit mars.
Ministri njoftoi të pranishmit se grupet teknike të të dyja shteteve tashmë kanë finalizuar draftin e marrëveshjes së përgjithshme për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës dhe Marrëveshjes Administrative për zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme, të dy këto draft marrëveshje të cilat MPMS i ka përcjellë për në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Duke folur rreth përmbajtjes së marrëveshjes, ministri Reçica tha se qytetarët që përfitojnë nga kjo marrëveshje do të gëzojnë pensionet kontributpaguese, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe pensionin bazik të moshës.
“Me këtë marrëveshje, qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën Zvicerane, do të ju mundësohet, që pas arritjes së moshës të pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë”, tha Reçica.
Në anën tjetër, personat të cilët banojnë në Zvicër dhe plotësojnë kushtet për përfitimit të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta eksportoj pagesën e pensionit nga Kosova në Zvicër.
Edhe pse marrëveshja do të nënshkruhet në pranverën e këtij viti, ratifikimi i saj do të marrë kohë gati gjashtë muaj.
“Mundësia për të mos e pranuar pensionin në Kosovë është stërzgjatur. Në këtë pranverë do ta presim që të ndodhë. Ratifikimi duhet të bëhet në parlamentin e Zvicrës dhe në atë të Kosovës. Parlamenti i Zvicrës i ka dy dhoma dhe kjo marrëveshje do të shkoj një herë në një dhomë e mandej edhe në dhomën tjetër, kjo do të zgjasë gjysmë viti sepse parlamenti mblidhet 4 herë në vit”, ka potencuar Barbara Gysi, anëtare e Komisionit për Politika Sociale në Parlamentin e Zvicrës, shkruan ‘Kallxo.com’.
Barbara Gysi ka shpjeguar se ka pasur persona që kanë qenë kundër kësaj marrëveshje sidomos ata të ekstremit të djathtë por shtoi se do të mundohen t’i bindin kolegët e tyre sepse kjo është e rëndësishme edhe për Zvicrën.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë njoftimin se gjatë javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja me shtetin e Belgjikës për pensionet.
Flora Brovina, anëtare e komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale theksoi se punëtorëve të cilët kanë punuar për vite të tëra në Zvicër u është bërë shkelje e të drejtave të njeriut duke iu mohuar pensionet.
“Me këtë çështje jam informuar që para tetë viteve. Ndaj punëtorëve që kanë punuar aq gjatë është bërë shkelje e të drejtave të njeriut, kjo është e dhimbshme se ata kanë kontribuar në fondin pensional të Zvicrës. Nëse një zviceran do të jetojë në Kosovë pas pensionimit do të mund ta merrte pensionin në Kosovë por nëse një kosovar do të vinte këtu nuk do të mund ta merrte, pra ja ku është shkelja e të drejtave të njeriut”, ka thënë Brovina.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz