Kosova
Gjuriq festimet e 20-vjetorit të çlirimit i ka quajtur “ballo cinikësh”
Marko Gjuriq e ka komentuar ardhjen e Klintonit, Albrajtit dhe Klarkut në Prishtinë, për të marrë pjesë në manifestimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai festimet i ka quajtur si një ‘ballo cinikësh’.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuriç, ka thënë se serbët në Kosovë janë “njerëz të uritur”.
Gjuriq gjithashtu ka thënë se edhe 20 vjet pas përfundimit të agresionit të NATO-s, nuk janë dënuar ende autorët e krimeve kundër serbëve dhe të gjithë atyre që nuk pranuan t’i bashkoheshin terrorizmit të UÇK-së, shkruan B-92.
Gjuriq ishte i ftuar dhe foli në një mbledhje të organizuar nga Shoqata e Serbëve të Kosovës në Beograd, e cila po mbahej 20 vjet nga eksodi i serbëve nga Kosova.
Gjuriq gjatë fjalimit tha se në përvjetorin e terrorizmit, krimit dhe persekutimit të serbëve, në Prishtinë po festohet dëbim i 56 % për qind të popullatës joshqiptare në Kosovë, dhe po festohet pastrimi etnik i më shumë se 300 vendbanimeve të banuara nga serbët.
Ai kujtoi se edhe pas 20 vjetësh askush nuk u përgjigj dhe se komandantët kryesorë të UÇK-së janë përgjegjës për mungesën e serbëve në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe vende të tjera.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













