Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedonia e Veriut shënon edhe 9 viktima nga Covid-19
Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar për 9 të vdekur në 24 orët e fundit që paraqet numrin më të lartë të viktimave brenda një dite në këtë shtet, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 188.
Viktimat janë 3 nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe nga një në qytetet e Strugës, Prilepit, Velesit dhe Gostivarit.
Sipas raportit, personat që ndërruan jetë janë të moshës prej 58 deri në 73 vjeç, të shtruar në spitale pas diagnostikimit me COVID-19, por edhe sëmundjeve të tjera kronike që kishin rënduar shëndetin e tyre.
Ndërkohë nga testimi i 778 mostrave me koronavirus kanë rezultuar 162 persona, shifër kjo gjithashtu e lartë, në nivelin e infektimeve të javës së fundit.
Sipas raportit të ministrit të Shëndetësisë, sërish Shkupi është në mesin e qyteteve më të goditura me 92 raste dhe Tetova me 32 si dhe Resnja me 14 të infektuar, ndërsa në dhjetë qytete të tjera numri i të prekurve me covid-19 është më i ulët se pesë.
Në Klinikën Infektive në Shkup aktualusht në trajtim mjekësor janë afër 100 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rënduar.
Institucionet shëndetësore kanë marrë masa për një rritje të mundshme të personave të infektuar, duke vënë në dispozicion edhe një spital alternativ me një kapacitet prej 100 shtretërish.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 43,040 persona dhe prej tyre 4,057 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus; 188 kanë ndërruar jetë, 1,710 janë shëruar, 2,159 ende janë aktivë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











