Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufirin me Kosovën, drejt Shkupit pa test PCR
Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga 12 tetori të hapë kufirin me Republikën e Kosovës dhe për udhëtimet drejt Shkupit s’do të jetë i nevojshëm testi PCR.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në Facebook ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë maqedonase, Kreshnik Bekteshi.
“Nga 12 tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi, përcjell albinfo.ch.
Edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi ka thënë se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori po i hap kufijtë me fqinjët.
“Po i hapim kufijtë me fqinjët nga 12 tetori”, ka shkruar Grubi.
Ky vendim i autoriteteve maqedonase vjen pasi situata pandemike në Kosovë ka shkuar drejt normalizimit dhe për gati një muaj numri i rasteve të reja pothuajse është trefish më i vogël se rastet e shëruara.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











