Maqedonia
Maqedonia e Veriut ndihmon Shqipërinë me 100 mijë euro
Maqedonia do ta ndihmojë Shqipërinë me rreth 100 mijë euro. Qeveria në ndërkohë ka dërguar 30 ekipe profesionale që do të ndihmojnë për shpëtimin dhe dhënien e ndihmës së parë për qytetarët.
Do të dërgohet edhe mekanizëm për largimin e mbetjeve nga shembjet. Të gatshëm për intervenim janë edhe mjekët. Kryeministri Zaev shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit.
“Ofrojmë ndihmën tonë, çdo gjë që është e mundshme që të shpëtohen jetët e njerëzve, të kthehet jeta në normalitet. Më vjen keq për këtë fatkeqësi, e ndjemë edhe ne në Shkup, e ndjeu edhe pala tjetër në Adriatik në Itali. Por, për fat të keq epiqendra prej 6,3 ballëve me të vërtetë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe çfarë është më e rëndë, humbja e jetëve të njerëzve” tha Zoran Zaev.
Qyteti i Shkupit dërgoi dy ekipe. Shilegov, duke nënshkruar urdhrin e udhëtimit, dërgoi katër zjarrfikës në Durrës, shkruan Alsat, përcjell albinfo.ch
“Ekipi i dytë është përbërë nga dy persona, që do të regjistrojnë në vendngjarje me dron termik dhe kamera termike, në mënyrë që të jenë në gjendje të zbulojnë të mbijetuarit në mbeturinat, si dhe një dron që do të bëjë hartë 3D të terrenit, në mënyrë që dëmtimi i shkaktuar ose dëmtimi i ndërtesave të mund të hartografohet dhe të vihet në dispozicion të shërbimeve të shpëtimit që ndodhen atje” tha Petre Shilegov ,Kryetari i Qytetit të Shkupit.
Po ashtu në Tetove e vende te tjera janë mbledhur ndihma për të ndihmuar Shqiperinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











