Lajme
Maqedonia e Veriut, me masa të reja kufizuese
Maqedonia e Veriut pritet të aplikojë masa të reja kufizuese pas rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi, që shkakon sëmundjen COVID-19.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën janë regjistruar 12 viktima, 161 të infektuar dhe 154 të shëruar nga 771 teste të realizuara në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka propozuar mbylljen e lokaleve të gastronomisë pas orës 23:00, reduktimin e pasagjerëve në transportin publik, orar të ri për punonjësit e administratës, përkatësisht aplikimin e dy turneve në punë apo punë online për kategori të caktuar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pret që të ketë rezultate nga këto masa dhe ato që ishin propozuar më parë për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe ndalimin e lëvizjes së më shumë personave pas orës 22:00.
“Nëse këto masa nuk japin rezultate, atëherë hapi i ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore”, deklaroi Filipçe, shkruan rel, transmeton Albinfo.ch.
Masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë duhet të kalojnë në qeveri dhe disa prej tyre edhe në kuvend.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 23,788 persona.
Prej tyre, 846 persona kanë vdekur, 17,392 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 5,550.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












