Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedonia e Veriut bllokohet nga koronavirusi
Sipas autoriteteve maqedonase ditëve të fundit janë rritur në mënyrë eksponenciale rastet e reja të infektimit me koronavirus, e gjithë kjo lidhet edhe me festimet e Bajramit dhjetë ditë më parë.
Në shtetin maqedonas ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të virusit korona. Shifra rekord e së premtes, me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën, njoftojnë mediat gjermane, duke u bazuar tek autoritetet vendase të shëndetësisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më të prekura. Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim-qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën. Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën. Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.
“90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje”
Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me rastet e reja në një fabrikë ëmbëlsirash, si edhe me takimet familjare përgjatë festës së Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. 90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Felipce, të premten. Infektimet vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullit për mënjanimin e grupimeve me njerëz. Por, kjo valë për shkak të shtimit të testimeve do të vendoset shpejt nën kontroll, është shprehur Filipce.
Në Maqedoninë e Veriut deri të dielën kanë qenë të regjistruar 2915 vetë me virusin Sars-CoV-2. Deri më tani kanë humbur jetën 151 vetë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












