Maqedonia
Maqedonia do të marrë taksa për remitencat e diasporës
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se përmes ndryshimeve ligjore synohet që qytetarët të detyrohen të paguajnë tatim personal për mjetet që i kanë marrë nga të afërmit e tyre që gjenden jashtë vendit
Në bazë të ndryshimeve që parashihen në Ligjin për bankat, Drejtoria e të Ardhurave Publike në Maqedoni (DAP) do të ketë mundësi që në mënyrë elektronike të marrë të gjitha të dhënat e qytetarëve nga bankat, përkatësisht DAP-i, dhe në çdo kohë do të ketë qasje të lirë në transaksionet dhe depozitat e qytetarëve.
Në sqarimin e ligjit, i cili është në përgatitje e sipër, theksohet se “këto ndryshimet bëhen që të lehtësohet puna e DAP-it në përgatitjen e raporteve vjetore për tatime”.
Por, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se përmes ndryshimeve ligjore synohet që qytetarët të detyrohen të paguajnë tatim personal për mjetet që i kanë marrë nga të afërmit e tyre që gjenden jashtë vendit.
Goran Rafajllovski, konsulent për çështje ekonomike, për Radion Evropa e Lirë thotë se është një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët punojnë për kompani të jashtme, duke u ofruar shërbime të ndryshme po nga Maqedonia, dhe këto mjete ata nuk i paraqesin në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, ish-guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Lube Tërpeski, për Radion Evropa e Lirë vlerëson se me ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, bëhet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe me këtë, shton Tërpeski, humbet kuptimi i termit juridik ‘sekret bankar’.
Tërpeski thotë se në këtë formë, siç është propozuar ligji, do të ndikojë në uljen e rezervave devizore sepse siç thotë, do t’i detyrojë të gjithë mërgimtarët të cilët dërgojnë para shtesë për familjarët e tyre në Maqedoni, që këtë ta bëjnë me para të gatshme, për t`iu shmangur transferove bankare sepse në këtë mënyrë, të gjithë ata që marrin mjete nga jashtë do të duhet të paguajnë tatim.
Ai shton se tani qytetarët do të kërkojnë mënyra alternative për t’u dërguar para të afërmeve të tyre, duke shmangur transferet bankare.
Por, ndryshe nga Tërpeski, eksperti i ekonomisë, Alaudin Zeqiri, për Radion Evropa e Lirë konsideron se ndryshimet ligjore do të kontribuojnë në disiplinën tatimore, dhe kjo shton ai, do të shmangë evazionin tatimor.
Ndryshe, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevskam, duke arsyetuar ndryshimet ligjore, i ka siguruar qytetarët se nuk ka fare hapësirë për keqpërdorim të të dhënave nga llogaritë bankare që i posedojnë, ngase siç ka thënë, “në mënyrë të përpiktë është definuar se cilat të dhëna bankat duhet t’i dorëzojnë te Drejtoria e të Ardhurave Publike”.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












