Maqedonia
Maqedoni: Vlefshmëria e pasaportave të skaduara të mërgimtarëve vazhdon deri në fund të vitit
Në Maqedoninë e Veriut vlefshmëria e pasaportave të skaduara të mërgimtarëve do të vazhdohet deri në fund të vitit, transmeton albinfo.ch.
“Për t’u dalë në ndihmë shtetasve tanë jashtë vendit, pasaportat e të cilëve kanë skaduar ose vlefshmëria e tyre skadon këtë vit, do të bëhen ndryshime ligjore, në mënyrë që vlefshmëria e këtyre dokumenteve të udhëtimit të zgjatet deri në fund të vitit”.
Këtë e paralajmëroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai theksoi se diplomatët tanë me ekipe mobile do t’i fotografojnë shtetasit tanë jashtë vendit për t’u lëshuar atyre pasaporta të reja, me çka deri më tani janë lëshuar mbi 7.000 dokumente udhëtimi, por se ka problem me shtetasit e vendit me pasaporta të skaduara që janë në Kinë.
“Nëse ekipet mobile shkojnë në Kinë për t’i fotografuar 12 shtetasit tanë, ata do të duhet të jenë në karantinë për 30 ditë. Prandaj, gjetëm një zgjidhje tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ta zgjasë vlefshmërinë e pasaportave deri në fund të vitit, me ndryshim të ligjit, në mënyrë që qytetarët t’i përdorin pasaportat aktuale me datë të skaduar”, tha Osmani.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












