Maqedoni, popullata po plaket
Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1950 e deri në vitin 2011 numri i fëmijëve të lindur është ulur për 54 për qind.
Maqedonia po bëhet shtet me popullatë të moshuar, pasi numri i lindjeve vazhdon të shënojë rënie.
Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1950 e deri në vitin 2011 numri i fëmijëve të lindur është ulur për 54 për qind.
“Në vitin 1950 kanë lindur 50 mijë fëmijë. Në vitin 2011, 22 mijë. Kjo është një rënie që po vazhdon dekada me radhë në Maqedoni dhe, madje me një tendencë që duhet të gjithë t’i shqetësojë”, deklaroi Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Rënia e lindjeve krijon probleme serioze në ekonomi, sidomos në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Kjo do të thotë që nëse tani në 1.7 punonjës ka një pensionist, në të ardhmen ky raport do të arrijë në 1.2 të punësuar në një pensionist. Si arsye kryesore për rënien e natalitetit është standardi i ulët i jetesës, raporton Alsat-M.
Derisa një grua në vitin 1994 lindte mesatarisht 2.1 fëmijë, sot një grua lind mesatarisht 1.5 fëmijë.
“Është e nevojshme të arrihet një konsensus i gjerë, në raport me atë çka është ajo që i konvenon këtij shteti, si duhet qeveria të veprojë dhe cilat politika do të çojnë deri në një rezultat pozitiv”, u shpreh Sonja Tanevska, përfaqësuese e Fondit për Popullsi në Kombet e Bashkuara.
Përveç rënies së numrit të lindjeve, hetohet edhe rritja e numrit të divorceve. Derisa në vitet e nëntëdhjeta në 1 000 martesa kishte 40 ndarje, tani në 1 000 martesa ka 121 divorce.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










