Maqedonia
Maqedoni: Pagat e ulëta, papunësia e korrupsioni u prijnë problemeve të qytetarëve
Sipas një ankete të realizuar në Maqedoninë e Veriut, standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, krimi dhe korrupsioni, si dhe rritja e çmimeve dhe inflacionit, janë tre problemet e para më të mëdha me të cilat përballen qytetarët.
Në pyetjen se cili është problemi i parë më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi, 27.2 për qind janë shprehur se është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, për 22.9 për qind është krimi dhe korrupsioni dhe për 13.3 për qind është rritja e çmimeve dhe e inflacionit.
Listës së problemeve më të mëdha i shtohen papunësia (8.4 për qind), integrimi në BE, çështja e hapur me Bullgarinë (6.7 për qind), sundimi i ligjit dhe demokracia (5.9 për qind), emigracioni (5.4 për qind), gjyqësori (4.6 për qind), shëndetësia (dy për qind), përcjell albinfo.ch.
58,2 për qind të të anketuarve që janë pyetur se cilat janë problemet më të rëndësishme, përgjigja është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, të ndjekur nga krimi dhe korrupsioni (48,8 për qind), rritja e çmimeve dhe inflacioni (48 për qind), emigracioni ( 25.3 përqind), papunësia (23.5 përqind).
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












