Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: Kufijtë do të rihapen në koordinim me shtetet tjera
Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se hapja e kufijve të këtij vendi me shtetet tjera do të varet nga stabilizimi i mëtejmë i gjendjes me koronavirusin, por ka theksuar se kjo nuk do të bëhet pa një koordinim me shtetet tjera, para së gjithash me ato fqinje: Shqipërinë dhe Greqinë.
Filipçe ka thënë se ka realizuar biseda telefonike me drejtuesit e ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve, ndërsa të martën ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë një konferencë kushtuar shteteve të rajonit.
“Temë e bisedimeve do të jetë koordinimi për hapjen e kufijve dhe masat që do t’i ndërmarrin shtetet, sepse nuk do të mundemi, jo vetëm ne, por cilido shtet, të kemi strategji të suksesshme, nëse në ndonjë moment lëshohen udhëtarë nga jashtë, pa kontroll. Për këtë është i vetëdijshëm secili vend dhe për këtë bëhen këto takime koordinuese. Mund të sjellim masa të caktuara, të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve fqinje, nëse udhëtojnë kudo. Vetëm kjo mund të jetë një histori e suksesshme”, ka deklaruar Filipçe.
Ai ka njoftuar edhe nisjen e procesit të rifillimit të punës së bizneseve, kafeneve, restoranteve, qendrave tregtare dhe objekteve tjera, por nën masa të veçanta, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Maqedonia e Veriut, të hënën, ka regjistruar shtatë raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa 47 të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, e cila në tre ditët e fundit ka shënuar rritje të madhe.
Numri i përgjithshëm i rasteve të evidentuara me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 1,518, ndërsa numri i viktimave 85.
Në total, 992 persona janë shëruar, kurse 441 raste janë ende aktive.
Numri i përgjithshëm i testeve që janë kryer është 17,359.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











