Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: 90 raste të reja me koronavirus, 9 të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 90 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e ulëta në 15 ditët e fundit, kur infektimet kishin arritur në rreth 200 të prekur në ditë.
Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 247, me 9 raste të vdekjeve që janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Të vdekurit janë: pesë nga Shkupi, dy nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Gostivari.
Sa i përket të infektuarve, 36 janë nga Shkupi, 13 nga Ohri, 10 nga Struga ndërsa të tjerët në 10 qytete tjera.
Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 13 pacientë të rinj me çka numri i përgjithshëm i pacientëve ka arritur në 106 dhe prej tyre 49 janë në kujdes intensiv.
Në Spitalin e qytetit janë të shtrirë 132 pacientë dhe 6 prej tyre janë në aparate respiratorë.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë regjistruar 48 persona të shëruar, që po ashtu paraqet shifër të lartë në krahasim me ditët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga paraqitja e koronavirusit në vend, janë testuar rreth 52 mijë persona dhe prej tyre 5,196 kanë dalë pozitiv, nga të cilët, 2,975 ende janë aktiv ndërsa 1,974 janë shëruar.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup ku janë regjistruar 2,534 raste, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











