Koronavirusi: çast pas çasti
Maqedoni e Veriut: 101 raste të reja me koronavirus
Në Maqedoni të Veriut është rritur dukshëm numri i të infektuarve me Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga 974 teste për Covid-19, 101 persona kanë rezultuar pozitivë.
Më shumë se gjysma, respektivisht 59 janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë dhe rrethinë. Shifrat e sotme vendin e rikthejnë në fillim të prillit, kur u shënua shpërthimi i parë i virusit dhe numri më i lartë i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë. Kurba e të infektuarve sot është 11.74%.
Nga dikasteri i Shëndetësisë informuan edhe për 4 të vdekur të moshës 58 deri 84 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë, 145 kanë ndërruar jetë, 1605 janë shëruar, ndërsa 742 raste vazhdojnë të jenë aktive. Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi janë qytetet me numrin më të lartë të rasteve aktive. Shifrat e sotme përforcojnë edhe më shumë mundësinë për rikthim të masave shtrënguese, ashtu siç edhe ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kategorizuar qytetet më të rrezikuara nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut. Shkupi, si kryeqytet, gjendet në fazën e katër që nënkupton përhapje të gjerë, të palokalizuar. Në fazë të njëjtë ndodhet edhe Tetova, por sipas konstatimeve përhapja është e lokalizuar. Në Shtip thuhet se shpërndarja është në fazën kritike, por është e kontrolluar dhe lokalizuar. Gjatë 24 orëve, 392 personave u është dhënë vendim për izolim dhe 150 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











