Lajme
Mali i Zi shtyn fillimin e vitit shkollor deri më 1 tetor
Mali i Zi e ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor më 1 tetor, pasi autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar se fillimi i rregullt i vitit shkollor, më 1 shtator, mbart një rrezik për shëndetin e fëmijëve, njoftoi Ministria e Arsimit e Malit të Zi.
“Vendimi për shtyrjen vlen për shkollat dhe kopshtet. Gjatë ditëve në vijim Instituti i Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit e sistemit arsimor, do të shpallin rekomandimet, në bazë të të cilave do të bëhet mënyra e organizimit të klasave në shkolla dhe kopshte”, njoftoi Ministria e Arsimit.
Vendimi është marrë me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të pasigurisë me situatën epidemiologjike, e cila, siç thonë zyrtarët, edhe pse nën kontroll, është ende e komplikuar.
Për shkak të pandemisë së COVID-19, të gjitha institucionet arsimore në Mal të Zi u mbyllën më 16 mars.
Institucionet parashkollore filluan të punojnë më 4 qershor, por, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ato u mbyllën përsëri më 1 korrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










