Kosova
Mali i Zi nuk dërgon trupa ushtarake në kuadër të KFOR-it Kosovë
Qeveria malazeze tha se nuk do të dërgojë një tog prej 30 ushtarësh për të shërbyer në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha të martën në Bruksel se dërgimi i paqeruajtësve malazezë në misionin e KFOR-it është vënë në pikëpyetje nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, që synojnë misionin e pamundur të kthimit prapa të historisë.
Ai i bëri këto komente pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pak ditë pasi qeveria malazeze tha se nuk do të dërgojë një tog prej 30 ushtarësh për të shërbyer në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë, për shkak të “shkurtimeve buxhetore dhe situatës me pandeminë e COVID-19”, raporton VOA, transmeton Albinfo.ch.
Dërgimi i ushtarëve në Kosovë është kundërshtuar nga Fronti Demokratik, partia më e madhe në koalicionin qeverisës që shquhet për qëndrimet proserbe. Madje kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë, Milan Knezheviç, paralajmëroi qeverinë nëse dërgon forca në Kosovë. Milan Knezhevic ishte dënuar për pjesëmarrje në përpjekjen për grusht shteti në vitin 2016 të mbështetur nga Rusia në Malin e Zi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se vendimi për të dërguar paqeruajtës në misionet e aleancës, i takon secilit vend aleat.
“Unë natyrisht do të mirëprisja kontributin e Malit të Zi në forcat e KFOR-it, sepse do të ishte mbështetje për punën e rëndësishme të KFOR-it, do të ndihmonte ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovës dhe më gjerë në rajon, ndërsa për Malin e Zi do të ishte rrugë për të ndihmuar stabilizimin e fqinjësisë së tij”, tha ai.
Mali i Zi, i cili u pavarësua 15 vjet më parë, u anëtarësua në NATO në vitin 2017 duke sfiduar aleatin historik, Moskën. Vendi i vogël ballkanik është parë si favorit edhe në procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian. Por, nga dhjetori ka një qeveri të re të zotëruar nga partitë pro serbe e pro ruse, duke ngritur shqetësime për ndryshimin e orientimit të vendit
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil Të mërkurën mbrëma, më 25 shkurt 2026, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka shtruar iftarin... -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra











