Futboll
Mali i Zi, me një futbollist shqiptar kundër Kosovës
Mali i Zi dhe Kosova do të ndeshen më 7 qershor në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian më 2020.
Kjo ndeshje do të zhvillohet pa shikues, pasi vendësit janë dënuar me një ndeshje pa shikues për shkak të koreve raciste në ndeshje me Anglinë.
Kosova dje ka shpallur listën për ndeshjet e qershorit, derisa këtë e ka bërë edhe Mali i Zi, përcjell albinfo.ch.
Ftesë ka marrë edhe Fatos Beqiraj, i cili që disa vjet është pjesë e Malit të Zi. Sulmuesi nga Peja më herët ishte shprehur se nuk ka pasur ftesë nga Kosova, apo edhe më parë nga Shqipëria.
Rikthehet nga lëndimi Stefan Jovetiq, derisa nga lojtarët më të dalluar janë edhe Stevan Saviq i Atleticos apo Marusiq i Lazios.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Mali i Zi tubon një pikë, me një golaverazh prej dy gola të shënuar dhe pesë të pësuar.
Sulmues
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë















