Të tjera
Mbi një tonelatë drogë kapet në Mal të Zi
Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane
Policia e Malit të Zi tha të premten tha se ka konfiskuar mbi një tonelatë kokainë – sasinë më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.
Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane.
Policia po ashtu tha se ka arrestuar dy persona.
Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq.
Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin./rel
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











