Shkurt.ch
Mafia italiane, shumë e pranishme në Zvicër
Mafia në Zvicër nuk bën vetëm larje parash, por është e përfshirë edhe në të ashtuquajturin “kriminalitet bazik si tregtia me narkotikë dhe me armë, grabitjet etj.
Zvicra, gjatë njëzet viteve të fundit është bërë cak i veprimeve kriminale të mafisë italiane, por ajo deri më tash ka qenë pak e njohur për autoritetet e këtushme. Në këtë përfundim ka ardhur Zyra Federale për Polici (Fedpol) në raportin e saj më të ri vjetor, të publikuar të martën.
Mafia, sipas këtij raporti, në Zvicër nuk bën vetëm larje parash, për çfarë policia kishte më shumë njohuri prej vitesh, por është e përfshirë edhe në të ashtuquajturin “kriminalitet bazik”. Këtu bëjnë pjesë tregtia me narkotikë dhe me armë, grabitjet dhe plaçkitjet me dhunë të parave etj.
Ndër pikat tjera më akute të nevojës për luftim të kriminalitetit, Fedpol ka vendosur kriminalitetin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun me qenie njerëzore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











